Sporti

Ky është orari i ndeshjeve të 1/8 së Kupës së Kosovës

01/15/2024 13:02
nga:Lorik J

Futbolli vendor do të rikthehet me ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Momentalisht, futbolli kosovar ndodhet në pushim dhe klubet janë jashtë vendit për fazë përgatitore, megjithatë rikthimi i garave zyrtare do të bëhet në muajin shkurt.

Më poshtë, GazetaBlic Sport ua sjell orarin e plotë të ndeshjeve të Kupës së Kosovës.

Ky është orari i ndeshjeve të 1/8 së Kupës së Kosovës:

E shtunë 03.02.2024, ora 13:00

  • Gjilani – Prishtina
  • Vjosa – 2 Korriku
  • Feronikeli-74 – Malisheva
  • Suhareka 23 – Prishtina e Re

E diele, 04.02.2024, ora 13:00

  • Trepça 89 – Llapi
  • Drita – Rilindja 1974
  • Ballkani – Vëllaznimi
  • Dukagjini – Dinamo