Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu thotë se liberalizimi i vizave duhet të analizohet në disa dimensione. Sipas tij, në aspektin psikologjik është një vendim i duhur, por i vonuar, sepse kosovarët kanë merituar një lëvizje të lirë.
“Unë mendojë që liberalizimi i vizave duhet të analizohet në disa dimensione. Mirëpo, në aspektin psikologjik besoj që është një vendim i duhur por i vonuar, sepse kosovarët kanë merituar një lëvizje të lirë nëpër vendet evropiane shumë më herët, prandaj në këtë drejtim vërtetë është një kontribut i të gjitha qeverive në të kaluarën, që sot qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm” tha ai, për GazetaBlic.
Sipas tij, në aspektin e fuqisë punëtore në 6 mujorin e parë të këtij viti do të jenë te godituara bizeneset.
“Në aspektin e fuqisë punëtore në 6 mujorin e par֝ë, bizneset do të jenë të goditura. Çka mbetet është përmirësimi i kushteve të punës, ngritja e pagës, dhe definitivisht të kenë një trajtim më dinjitoz”.
Ai thotë se janë tri sektorë që do të kenë mungesë të fuqisë punëtore: gastronomia, ndërtimtaria, dhe kopmanitë e sigurimeve të objekteve.
“Besoj që qytetarët e Kosovës do të binden që Evropa nuk është ajo që ka qenë në të kaluarën. Kushtet e jetesës në Evropë nuk e kanë atë luksin e mëparshëm. Për të jetuar sot në Evropë duhet një pagë bukur solide, sepse kostja e ka bërë atë të veten, qoftë për ushqim, qoftë për banim, qoftë për sigurim edhe vetë fakti që Evropa është e ngarkuar me refugjatë nga Ukraina dhe nga vendët e botës Arabe e vështërson qëndrimin e kosovarëve. Besoj që në këtë drejtim do të ketë një shuarje të ëndrrës për të parë Evropën shumë prej tyre do të kthehen”, tha Gërxhaliu për GazetaBlic.
Tutje ai thotë se lëvizja e lirë është një lëvizje përkohshme dhe pa të drejtë pune.


