Lajme

Presidentja Osmani: Reçaku ka nevojë për drejtësi

01/15/2024 10:16
nga:G C

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në akademinë përkujtimore për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kërkuar drejtësi.

Ajo ka thënë se vetëm drejtësia për masakrën e Reçakut i jep kuptim paqes dhe lirisë.

“Reçaku ka nevojë për drejtësi. Vetëm drejtësia i jep kuptim paqes dhe lirisë”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se kjo masakër ndërgjegjësoi botën për këtë krim të tmerrshëm.

Osmani tha se masakra e Reçakut është kthesë e gjithë përpjekjes për liri kundër regjimit të Millosheviqit.

Para mbajtjes së akademisë, Osmani bashkë me amabsadorin William Walker, kryeministrin Albin Kurti dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca bën homazhe te varrezat në Reçak.