Sporti

Modric u bë futbollisti i dytë më i trofeshëm i Realit, një titull larg rekordit

01/15/2024 09:24
nga:Lorik J

Luka Modric u bë futbollisti i dytë më i trofeshëm në historinë e Realit me fitoren e Realit ndaj Barcelonës 4:1 në Riad të Arabisë Saudite, duke fituar Superkupën e Spanjës.

Ky është trofeu i tij i 24-të me Realin, ashtu si Nacho Fernandez. Tani ata janë vetëm një trofe larg rekordmenëve Marcelo dhe Karim Benzema, të cilët i kanë fituar nga 25 secili.

Modrić ka fituar 3 tituj të Spanjës, 2 Kupa të Mbretit, 5 Superkupa Spanjolle, 5 Liga të Kampionëve, 4 Superkupa Evropiane dhe 5 Kupa të Botës për Klube me Realin nga viti 2012 deri më sot.

/GazetaBlic Sport/