Lajme

Ministri i Jashtëm izraelit flet në telefon me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara

01/14/2024 22:44
nga:G B

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe këtë mbrëmje.

Israel Katz tha se foli me Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe se ata ranë dakord të “vazhdojnë të punojnë së bashku” për të “promovuar paqen dhe sigurinë” në rajon, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Unë thashë se Izraeli është i përkushtuar për të rikthyer të gjithë pengjet dhe për të mposhtur organizatën terroriste Hamas”, shtoi ai.