Sporti

Real Madrid ‘shkel’ Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës

01/14/2024 21:54
nga:E K

Real Madrid ka fituar në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Los Blancos fituan me rezultat të thellë 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor duke shënuar hetrik [7′, 10′, 39′], gol tjetër për madrilienët shënoi edhe Rodrygo [64′].

Golin e vetëm për Barcelonën e realizoi Lewandowski.

/GazetaBlic Sport/