Lajme

Mbreti i ri i Danimarkës: Është një detyrë që e kam marrë me krenari, respekt dhe gëzim

01/14/2024 16:21
nga:G B

Mbreti i sapo kurorëzuar i Danimarkës, Frederik X, mbajti fjalimin e tij para popullit.

Ai ka thënë se shpresë e tij është që të bëhet një mbret bashkues i së nesërmes.

“Është një detyrë që i jam afruar gjatë gjithë jetës sime. Është një detyrë që e kam marrë me krenari, respekt dhe gëzim”.

Fjalët e tij u pritën me brohoritje të mëdha.

Mbreti gjithashtu e përmendi edhe punën e nënës së tij dhe tha se ajo do të mbahet mend gjithmonë si një mbretëreshë “e jashtëzakonshme”.

Në fund, pati më shumë brohoritje teksa Mbretëresha Mari dhe katër fëmijët e tyre iu bashkuan Frederikut në ballkon, duke ua bërë me dorë turmës.

Ka qenë një moment historik për Danimarkën pasi vendi mirëpret një brez të ri të mbretërve, shkruan BBC.