Sporti

Granit Xhaka nominohet për ta fituar çmimin Lojtari i Vitit në Zvicër

01/14/2024 12:03
nga:Lorik J

Granit Xhaka është nominuar për çmimin Lojtari zvicran i Vitit për vitin 2023.

SFV (Federata Zvicerane e Futbollit) dhe SFL (Liga Zviceriane e Futbollit) do të shpallin çmimet e tyre vjetore për 2023 të hënën, më 15 janar.

Granit Xhaka është nominuar për çmimin Lojtari i Vitit për meshkuj pjesërisht për shkak të formës së tij me Gunners në gjysmën e parë të 2023. dhe formës fantastike me Leverkusenin.

Leverkusen është në krye të Bundesligës dhe i pamposhtur, dhe ata kanë fituar çdo ndeshje në Europa League dhe Kupën e Gjermanisë.

Xhaka është edhe kapiten i kombëtares zvicrane, i cili i ka çuar në kualifikim për në Euro 2024.

Një fitore do të ishte e treta e Xhakës, pasi më parë ishte shpallur Lojtari i Vitit në 2017 dhe 2022.