Lajme

Pantina: Deklarata e Von Cramon, e konfirmon qëndrimin e BE-së rreth themelimit të Asociacionit

01/13/2024 15:08
nga:Sh R

Anëtarja e LDK-së Shqipe Pantina, thotë se deklarata e eurodeputerea Van Cramon, e konfirmon qëndrimin e BE-së rreth themelimt të Asociacionit.

Pantina në një prononicim për Gazeta Blic, ka thënë se ky është një obligimi i yni ndërkombëtar, dhe se sipas saj, sa më shumë që zvarritet themelimi i Asociacionit pasojat do të jenë më të mëdha.

“Deklarata e zonjës Von Cramon vetëm e konfirmon tutje qëndrimin tashmë të njohur të BE-së rreth themelimit të Asociacionit. Ky është një obligim ndërkombëtarë yni dhe sa më shumë që zvarritet themelimi i Asociacionit pasojat për Kosovën do jenë më të mëdha”, tha Pantina për Gazeta Blic.

Von Cramon thotë se pa implementimin e Asociacionit, vështirë të ecet para