Lajme

Berisha: VV-ja po i korr rezultatet e qeverive të kaluara, kontributi i vetëm i qeverisë Kurti për tri vite, është ikja masive e qytetarëve

01/14/2024 10:10
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, thotë se liberalizimi i vizave është meritë e qeverive të kaluara.

Deputeti Berisha në një intervistë dhënë për Gazeta Blic, thotë se nëse kjo qeveri për tri vite qeverisje mendon që ka arrit t’i plotëson të gjitha kriteret për të qenë pjesë e BE-së, kemi të bëjmë me një varfëri intelektuale dhe politke të tyre.

Nëse kjo qeveri dhe qytetarët mendojnë që për një mandat qeverisës 3 vjeçar, për tri vite arrihen me u plotësu të gjitha kriteret dhe standartet për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, atëherë kemi të bëjmë me një varfëri intlektuale dhe politke të tyre, në mendje është fjala. Kemi të bëjmë me një populizëm të zakonshëm që se kanë shfaqë çdoherë. Çështja e liberalizimit të vizave ka ardh si rezultat i plotësimit të gjitha standarteve, ka qenë zejë e gjitha qeverive të kaluara. Ka qenë meritë e qeverive të kaluara për ta përgatitur Kosovën dhe qytetarët e Kosovës për të qenë pjesë e lëvizjes së lirë, pra bazuar edhe ne marrëveshjet që janë bërë që nga vitit 2013 e tutje”, tha Berisha për Gazeta Blic.

Tutje thotë se është veti e ulët nga qeveria nëse ia faturojnë vetës të gjitha rezultatet e arritura në Kosovë, si për liberalzimin e vizave ashtu edhe armatosjen.

Është thjesht qëndrim populist me të cilin shitet tek ekstremintet dhe ata që janë militant të partisë, është veti e ulët në qoftë që ia faturojnë vetës rezultatet e Kosovës, është një investim mbi 20 vjeçar për ti pasur rezultatet në proces siç po ndodh me liberalizimin siç po ndodh me armatosjen e të tjera”, shtoi ai.

Deputeti thotë se liberalizmi i vizave është një zhivillim shumë pozitiv për Kosovën.

Liberalizmi i vizave është një zhvillim shumë pozitiv për Kosovën dhe qytetarët e saj, sepse tani rina do të ketë mundësi ta sheh se si zhvillohet një vend në perëndim, si janë mundësit atje më të mëdha për arsim, për gjetje biznese për ndërlidhje biznesesh. Besoj që ky ka qenë një zhvillim i mirë”, u shpreh ai.

Berisha thotë se kontributi i vetëm i LVV-së për liberalizmin e vizave ka qenë pengimi i tij për vite me radhë, ku thotë se ka qenë penguesja kryesore e liberalizmit të vizave.

Cili është kontributi i LVV-së në liberalizimin e vizave? – pengimi i këtij liberalizimi për nja 4-5 vite rresht. Që nga 2014 e tutje e deri në vitin 2019 e 2020 kur ka ardh e është instalu në qeverisje, LVV-ja ekskluzivisht ka qenë penguesja kryesore e liberalizmit të vizave, sepse e shëndrroi Kosovën në një burim informatash që krijonin pasiguri botërore dhe përceptim të pasigurisë në përgjethsi për Kosovën. Gjuajtje me armë zjarri, kallje institucionesh, gjuajtje me armë që i përdorin grupet terrorriste. Pastaj politikat destruktive domethanëse me partneret nderkombëtarë që na bënin sygjerime”, tha Berisha.

Deputeti thotë se tani Lëvizja Vetvendosje po i korr rezultatet e investimeve politke të vera nga qeveritë e kaluara, ku thotë se kontributi i vetëm i qeverisë Kurti për tri vite, është ikja masive e qytetarëve.

Tani po i korr rezultatet normal që janë që 25 vite, po i korr rezultatet e investimeve politike që i kanë bërë qeveritë tjera, të vetmin kontribut për tri vite që e ka bërë kjo qeveri është ikja masive e qytetarëve, por tani do të bëhet përmes liberalizimit i cili nuk sygjeron ikjen por mundësinëpër të parë botën dhe kthimin”, përfundoi Berisha për Gazeta Blic.