Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, vlera e mallit arrin mbi 20 mijë euro.
Sipas njoftimi ky operacion ka targetuar automjete transportues të dyshimtë për kontrabandë me mallra dhe pas ndalimit të automjetit të parë u gjeten mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një sasi prej 2,080 artikujve. Dhe vlera e këtyre mallrave përcaktohet rreth 9,000 euro.
Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të falsifikuara.
Derisa ne rastin e dytë, përsëri janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në vlerë rreth 12,000 euro.
Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe ndaj palëve janë nisur procedurat kundërvajtëse.
Postimi i plotë:


