Lajme

Emigrim i 28% është më shumë dëshirë, 2.8% është më reale

01/12/2024 13:28
nga:Gazeta Blic

Shkruan: Shenoll Muharremi

Një anketë që u publikua nga GAP, matjet e të cilës janë bërë dhjetor 2023, tregon që “28% e qytetarëve të Kosovës mbi 18 vjeç planifikojnë të emigrojnë në pjesën e parë të vitit 2024″. Edhe pse matja është profesionale, ndoshta përgjithet janë më shumë dëshira sesa realitet. Në parim nuk besoj që kjo do të ndodhë në realitet. Ndoshta një shifër 2.8% e jo 28% është më reale të pritet.

Për të emigruar 28% në pjesën e parë të janarit kjo nënkupton rreth 500,000 persona të largohen nga Kosova. Kush e beson këtë, apo si është e mundur kjo? Nuk është dhe nuk do të ndodhë.

Ndoshta përgjigjet e anketuesëve duhet më shumë me i pa dhe kuptu në kontekstin e pyetjes ‘nëse do të mundesh, a do të gjeje një punë në Europë”. Mesiguri që kanë dëshirë 28%.. ndoshta edhe 80% kishin pasur dëshirë me jetu më mirë në Gjermani e Zvicër, krahasuar me jetenë në Ballkan e Kosovë.

Shumica e njerëzve me gjasë nuk e kanë kuptuar se liria e lëvizjes është më shumë turizëm, biznes-bërje ndërsa për një punë duhet leje tjetër speciale, duhet kontratë. Liberalizimi e lehtëson gjetjen e punës dhe kontaktet, por nuk nënkupton aspak punësim automatike.

Mesiguri plakja e Europës dhe lehtësimet për migrim e punësim e ndihmojnë situatën por 28% apo 500,000 persona është utopike dhe ndoshta vetem 10% nga ky 28% (2.3-3%) është një target më real që do të ndodhë në realitet.

I njejti raport tregon se psh në vitin 2018 rreth 59% janë përgjigjur që do të lëshonin Kosovën – më shumë se dyfishi tani. Në vitin pasues 2019 kanë lëvizu rreth 35,000 pesona apo vetëm rreth 2% e popullatës e jo rreth 1,000,000 persona sic kishin sygjeruar matjet që më shumë janë dëshira sesa që mund të zbatohen në realitet.