Sporti

Superfinalja, Xavi kërcënon Realin: Harrojeni topin përballë nesh

01/12/2024 12:44
nga:Sh R

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez foli pas ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Osasunas, sfidë që u fitua nga katalanasit me rezultatin 2-0. Përtej golave të Lewandowskit dhe Raphinhas, 43-vjeçari e pranon se finalja e së dielës ndaj Realit të Madridit do të jetë shumë e vështirë.

“Duhet të japim më të mirën tonë. Reali është një skuadër më e fortë se vjet, por ne duhet të imponojmë lojën tonë. Të kontrollojmë topin dhe të dominojmë takimin”, u shpreh tekniku Terrasian.

Në prag të kësaj supersfide, Xavi nuk komentoi shumë mbi ata që do të luajnë në formacion, por zgjodhi të fliste vetëm për gjendjen e kundërshtarit:

“Rivali ynë ka ndryshuar sistemin e lojës, tani ata luajnë pa një numër nëntë. Bellingham është shumë i rrezikshëm, pasi luan në disa pozicione. Ndaj tyre duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, të kontrollojmë ndeshjen”, përfundoi trajneri i katalanasve.

Reali i Madridit dhe Barcelona do të sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e Superkupës së Spanjës. Dueli i radhës “El Classico”, do të marrë jetë prej orës 20:00 të së dielës dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht vetëm në SuperSport 2.