Sporti

E kryer: Krunic transferohet tek Fenerbahce

01/11/2024 20:48
nga:Lorik J

Rade Krunic është lojtari i ri i Fenerbahces, ka bërë të ditur Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet.

Milani pritet të marrë rreth katër milionë euro për lojtarin 30-vjeçar të Bosnje-Hercegovinës, përcjell GazetaBlic Sport.

Krunic është në Milano që nga viti 2019, ka luajtur 139 ndeshje dhe ka shënuar tre gola me gjashtë asistime.

Ai bëri 14 paraqitje këtë sezon.

/GazetaBlic Sport