Sporti

Fenerbahce zyrtarizon transferimin e Leonardo Bonucci: “Mirë se erdhe në familjen tonë”

01/11/2024 20:13
nga:Lorik J

Fenerbahçe ka njoftuar transferimin e Leonardo Bonuccit me një deklaratë zyrtare për shtyp.

Më poshtë gjeni deklaratën e ekipit turk për transferimin e Bonuccit:

“Klubi ynë ka shtuar në skuadër mbrojtësin italian Leonardo Bonucci. Mbrojtësi me përvojë do të mbajë fanellën e Fenerbahçes deri në fund të sezonit 2023-24.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në Ülker Stadium Fenerbahçe Şükrü Saracoğlu ishin edhe Presidenti ynë Ali Y. Koç, Sekretari ynë i Përgjithshëm Burak Çağlan Kızılhan, anëtarët e Bordit tonë Simla Türker Bayazıt, Selahattin Baki, drejtori ynë sportiv Mario Branco dhe zëvendësdrejtori ynë sportiv Okan Ökan. .

Ne i themi Leonardo Bonuccit: “Mirë se erdhe në familjen tonë” dhe i urojmë suksese me Fenerbahcen”, shkruhet në deklaratë.

/GazetaBlic Sport