Sporti

De Bruyne për ish-shokun e tij të skuadrës: Para se të rrija me të, mendova se ishte një idiot

01/11/2024 19:12
nga:Lorik J

Playmakeri i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka pranuar se kishte pritshmëri skeptike për Raheem Sterling përpara se të dy të bëheshin bashkëlojtarë te Citizens.

Të dy iu bashkuan Man Cityt në të njëjtën kohë në verën e vitit 2015 dhe ishin pjesë e sukseseve të shumta të mëvonshme të Citizens përpara se anglezi t’i bashkohej Chelseat në 2022.

“Unë jam një person i ndershëm, kështu që do t’ju tregoj një sekret të vogël. Para se të vija në Manchester City, nuk dija çfarë të bëja me këtë Raheem Sterling. Tabloidët gjithmonë thoshin se ai ishte arrogant, kështu që mendoj se ai ishte një idiot. Pak idiot, ndoshta?”, tha De Bruyne për The Players’ Tribune.

“Më pas mbërrita në City dhe takova Raheem, me të cilin patëm pak bisedë pas stërvitjes dhe mendova, ‘Prisni, ky djalë duket vërtet i lezetshëm. Cila është historia këtu?” shtoi ai.

/GazetaBlic Sport