Muaji janar ka sjellë dhe një shtim të rasteve të prekura nga virozat në mbarë vendin.
Në një intervistë për emisionin “Rreth e Rrotull”, epidemiologu Taulant Muka ka thënë se nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar, pasi kjo është një situatë e zakonshme e virozave të stinës.
“Në momentin që vjen dimri, kryesisht periudha janar-shkurt, do përballemi me infeksione respiratore duke përfshirë edhe Covidin19. As Covid 19 e as gripi nuk është se është larguar, por ato do të jenë afër nesh. Dhe në varësi të periudhave sezonale do të ketë shfaqje të tyre, ashtu si edhe variante të reja. Kjo nuk do të thotë që nuk do të alarmojmë apo duhet të panikojmë. Por duhet sa më shumë kujdes, kryesisht për moshat e rrezikuara. Si dhe për pacientët e shtruar në spitale”, ka thënë Muka.


