Lajme

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Ferizaj

01/11/2024 08:30
nga:N K

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

 

Një person është dërguar në mbajtje pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më tetë janar, në Ferizaj.

Ndërkaq, më 10 janar, i njëjti është arrestuar nga policia.

“Ferizaj 08.01.2024. Me datë 10.01.2024 viktima femër kosovare ka njoftuar  se me datën e lartcekur ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.