Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në airoportin “Adem Jashari” për ta mirëpritur kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Kjo është vizita e parë e ndonjë kryeministri irlandez në Kosovë.
Ky është postimi i Kurtit:
Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë.
Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!


