Lajme

“Dialogu Kosovë-Serbi ka mbaruar, Qeveria e ka humbur mundësinë për njohje reciproke”

01/10/2024 18:02
nga:G C

Njohësi i marrëdhënive ndërkombëtare, Dritëro Arifi në një intervistë për GazetaBlic thekson se dialogu Kosovë-Serbi ka mbaruar, veçanarisht faza e parë e ajo e dytë.

Arifi shton se Qeveria Kurti e ka humbur mundësinë për njohje reciproke nga Serbia dhe sipas tij, rifillimi i dialogut duhet të nis në momentin kur fillon edhe zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane.

“Unë po besoj që dialogu Kosovë-Serbi ka përfënduar, të paktën faza e parë për normalizimin e raporteve. Tash jemi në fazën ku duhet të implementohen të gjitha ato që Qeveria Kurti është dakorduar, pra po flasim për planin franko-gjerman dhe aneksin e Ohrit”, tha Arifi.

“Pastaj, faza e dytë për njohjen reciproke që Qeveria Kurti e ka humbur këtë mundësi. Dialogu duhet të rifillojë në momentin kur fillon edhe zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane”, shtoi.

Sipas Arifit, vetëm njohja reciproke qetëson rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Qeveria nuk po duket që është e gatshmë të zbatojë atë për çka është dakorduar, por dialog nuk do të ketë të paktën derisa të zbatohen disa nene të atij plani. Pastaj, besoj që do të fillojë dialogu për njohjen reciproke e cila asnjëherë nuk do të largohet nga tavolina sepse vetëm njohja reciproke, ligjërisht e obligueshme do ta qetësoj të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Arifi.

Ish-deputeti i VV’së: S’kemi pasë dialog me Serbinë, por direktiva që ata ta bëjnë Kosovën jofunksionale përmes ndërkombëtarëve