Sporti

Ditë historike për hendbollin: Gjermania thyen rekordin e tifozëve, stadiumi u kthye në palestër

01/10/2024 11:27
nga:Mergim Rreci

Kampionati Europian i Hendbollit fillon sot. Do të jetë gjithashtu një ditë historike për të gjithë hendbollin, sepse ndeshjet e sotme luhen në stadiumin e futbollit në Dyseldorf.

‘Merkur Spiel Arena’ do të jetë e mbushur për ndeshjen mes Gjermanisë dhe Zvicrës (20:45) dhe ndeshjen do ta ndjekin drejtpërdrejt 53 mijë shikues, që do të thotë se do të jetë ndeshja më e ndjekur e hendbollit në histori, përcjell GazetaBlic Sport.

Fusha e stadiumit të futbollit ku luan skuadra e kategorisë së dytë Fortuna është hequr dhe janë vendosur rreth nëntë mijë ulëse për të akomoduar sa më shumë tifozë. Rekordin e mëparshëm të hendbollit e mban ndeshja mes Lowen dhe Hamburgut, e cila u ndoq nga 44.189 shikues.

EHF publikoi një video që tregon shndërrimin nga një stadium futbolli në sallën më të madhe të hendbollit në botë në 15 sekonda.