Sporti

Hoxha pas transferimit në Dinamo Zagreb: Më vjen mirë që jam bërë lojtar i klubit më të madh në Kroaci

01/09/2024 23:09
nga:Lorik J

Arbër Hoxha është transferuar tek Dinamo Zagreb.

Pas zyrtarizimit për ekipin e madh kroat, sulmuesi kosovar ndau përshtypjet e tij, ku tha se është shumë i lumtur për një gjë të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që arrita një marrëveshje me Dinamon dhe u bëra një lojtar i ri i këtij klubi të madh, më të madh në Kroaci! Falënderoj ish-bashkëlojtarët dhe trajnerin për të gjitha përvojat, për gjithçka që më mësuan, por tani prova e vërtetë fillon për mua në kuptimin e plotë. Për një kohë të gjatë, dëshira ime ishte të luaja për Dinamon dhe sapo mora vesh se klubi ishte i interesuar për mua, nuk dyshova kurrë në përfundimin e gjithë historisë, e cila më në fund ndodhi. Do të bëj çmos për të justifikuar besimin e klubit dhe për të arritur shumë suksese dhe momente të paharrueshme së bashku”, tha ai për faqen e Dinamos.

/GazetaBlic Sport