Sporti

Befasia e mbrëmjes | Middlesbrough e mposht Chelsean në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup

01/09/2024 22:55
nga:Lorik J

Skuadra e Middlesbrough ka fituar ndeshjen e parë ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e EFL Cup.

Middlesbrough ka fituar takimin ndaj ‘Blues’ me rezultatin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë duel e realizoi Hackney, pas 37 minutave lojë.

Tek skuadra e Chelseat u paraqitën disa nga lojtarët kryesorë – por nuk patën ndikim në përmbysjen e rezultatit.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në ‘Stamford Bridge’ me 23 janar.

/GazetaBlic Sport/