Sporti

Fenerbahce ia ‘terron’ Partizanit të Beogradit, e mposht me spektakël në EuroLeague

01/09/2024 20:31
nga:Lorik J

Në Euroligë, skuadra e basketbollit të Fenerbahce mposhti Partizanin e Beogradit me rezultatin 91-76.

Fenerbahçe ia doli të përmbyste rezultatin dhe të fitonte 91-76, përcjell GazetaBlic Sport.

Me këtë rezultat, Fenerbahce Beko u largua fitimtar nga fusha për herë të 12-të në ndeshjen e 20-të të ligës. Ekipi turk do të presë Bayern Munich në ndeshjen e ardhshme.

Partizani, i cili pësoi humbjen e dhjetë në ndeshjen e 20-të të ligës, do të presë Maccabi Tel Aviv.

/GazetaBlic Sport