Sporti

Liria siguron shërbimet e mesfushorit, Arber Basha

01/09/2024 10:29
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Lirisë ka siguruar një transferim dhe po bëhet gati për edicionin pranveror.

‘GazetaBlic Sport’ ka mësuar se skuadra nga Prizreni ka siguruar shërbimet e Arber Bashës.

Basha luan në pozitën e mesfushorit qendror, kurse në edicionin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Kukësit.

25 vjeçari nga Shqipëria ka luajtur edhe tek skuadra e Vllaznisë në Kosovë, kurse më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave tjera në Shqipëri.

Tek Liria pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

/GazetaBlic Sport/