Lajme

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat vjedhin disa pajisje teknologjike

01/09/2024 08:50
nga:N K

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të hënën, një person ka lajmëruar policinë, pasi në lokalin e tij në Zonën Industriale në Prishtinë, është kryer një vjedhje.

Në njoftim thuhet se ankuesi ka treguar se gjatë natës, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij, dhe prej aty kanë vjedhur një sasi të madhe të pajisjeve teknologjike.

Në raport thuhet se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme.