Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester Cityt, u rikthye në fushë pas një kohe të gjatë në fitoren 5-0, ku skuadra e Guardiolës mundi Huddersfield Town në raundin e katërt të FA Cup dhe menjëherë dha një asist për golin e Dokut.
Belgu i ishte nënshtruar një operacioni në gusht dhe kështu, i intervistuar në fund të ndeshjes nga gazetarët e pranishëm, ai foli për ndjesitë që ndjente në fushë.
“Kam luajtur 10 vitet e fundit pa pushim, kështu që ndoshta ishte një gjë e mirë të pushoja veten pak dhe kujdesem për veten”, tha ai për Times.
Belgu bëri shaka për kërkesat e fëmijëve të tij: “Në thelb isha shofer taksie, por më pëlqeu… Ishte bukur të merrja djalin dhe vajzën time në seancat e tyre stërvitore dhe të shikoja ndeshjet e tyre. Mendoj se atyre u pëlqente që babai mund të shikonte ndeshje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


