Sporti

Fundi i një epoke: Watzke do të largohet nga Dortmundi pas më shumë se 20 vitesh!

01/08/2024 16:03
nga:Lorik J

Fundi i një epoke po afrohet në Borussia Dortmund – pasi shefi ekzekutiv Hans-Joachim Watzke do të largohet kur kontrata e tij të përfundojë në 2025.

Watzke tha se ai mendoi të largohej në 2022, por qëndroi gjatë periudhës së Covid-19.

“Unë nuk do të rinovoj më kontratën time. Do të largohem nga drejtimi në vjeshtën e vitit të ardhshëm. 20 vjetori im është vitin e ardhshëm. Ndjeva se ishte koha e duhur,” filloi Watzke.

“Doja të isha përgjegjës për të ardhmen time. I jam shumë mirënjohës Borussia Dortmundit për këtë privilegj dhe përgjegjësi. Më së voni në qershor do të lirohem nga përgjegjësia për sportin. Dua të fokusohem te tranzicioni dhe strategjia. Vendimi përfundimtar erdhi në ditën e Krishtlindjes. Kam menduar për një kohë të gjatë, kam menduar të largohem në 2022, por më është dashur të qëndroj gjatë pandemisë së koronavirusit”, shtoi ai.

Watzke është pjesë e Dortmundit që nga viti 2001 dhe u ngrit në postin e CEO në 2005.

Nga dhjetori 2021, ai mban rolin e zëvendëspresidentit të Federatës Gjermane të Futbollit. /GazetaBlic Sport