Lajme

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Mitrovicë të Veriut

01/08/2024 10:01
nga:G B

Një person në Mitrovicë të Veriut është arrestuar, pasi të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa municion.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë pa municion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.