Sporti

Fitorja ndaj Empolit, Pioli: Kemi lënë pas momentin negativ, tani le të fitojmë Kupën e Italisë

01/08/2024 08:31
nga:E K

Milani ka marrë një fitore te lehtë në transfertë te Empoli me rezultatin 0-3.

Ka qenë një fitore e madhe për kuqezinjtë që tani kanë blinduar vendin e tretë në tabelë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka thënë pas ndeshjes se tanimë kanë kaluar momentin negativ që kishin disa javë më parë.

“Mendoj se e kemi lënë momentin negativ pas vetes. Por është e kotë të mendojmë se çfarë mund të kishim bërë sepse ka ende shumë ndeshje dhe shumë mundësi që edhe ky sezon të jetë pozitiv”.

“Ne po rritemi dhe po luajmë në një nivel të mirë. Tani kemi Atalantën në Kupë, një kompeticion që na intereson dhe do të japim më të mirën tonë”, tha Pioli.

Milani në mesjavë do të luaj në San Siro me Atalantën në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.