Lajme

A po bëhet gati Spanja që të njoh pavarësinë e Kosovës?

01/07/2024 23:46
nga:Gazeta Blic

Shteti i Spanjës ka njohur pasaportat e Kosovës që nga pese janari. Ky vendim po shihet si hap pozitiv për njohje të shtetit kosovarë.

Meritat për këtë, sipas njohësve të cështjeve politike nuk I ka qeveria por bashkërendimi me partneret ndërkombetarë.

Ndonëse ishin deklaruar që nuk janë ende afër njohjes së shtetësisë së Kosovës, Spanja vendosi një standard tjetër.

Shteti spanjoll nga data 1 janar ka vendosur që të njoh dokumentet e kosovarëve të cilët po nga kjo datë kanë të drejtë që pa viza të shëtisin nëpër vendet e Bashkimit Evropian,.

Një vendim i tillë po shihet si hapi i parë drejt njohjes de-jure të shtetësisë kosovare.

“Qeveria Spanjolle ëhtë bashkrenditur më Bashkimin Evropian kur lidhet më liberalizimin e Vizave dhe kjo mund të jetë model që të ndiqet në pranimin e organizatave tjera ndërkombetare. Tejkalimi I politikave të veta nacionale është një mundësi për një njohje defakto të Kosovës”, ka deklaruar Belgzim Kamberi- Instituti “Musine Kokalari”.

Sipas Kamberit ky vendim ka ardhur si rezultat i bashkë punimit me partnerët ndërkomëbtarë.

Ndërkohë, për këtë veprim dikush nga pushteti vendosi që meritat të ia jap Gani Jakupit, i cili së fundmi u angazhua me punë nga MPJD.

E për Belgzim Kamberin veprimi i deputetes Jeta Statovci është qësharak.

“Fatkeqësisht pushteti nuk duhet të jetë arrogant të marr merita për liberalizimin e vizave e për vendimin e Spanjës pasi mbetët shumë punë për tu bërë dhe ka gati tri vite që Kosova nuk e ka marr asnjë njohej dhe nuk ka hapsir për tu krenuar në politika aktuale”, ka shtuar Belgzim Kamberi- Instituti “Musine Kokalari”.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë.