Lajme

Pas deklaratës së fundit, Abdixhiku i reagon Kurtit: Kosova meriton shumë më mirë

01/07/2024 21:30
nga:Genita C

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i reagoi kryeministrit Kurti pasi ky i fundit bëri një postim në rrjetet sociale për ngjarjet që karakterizuan këtë javë, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku thotë se tri vite me qeverinë Kurti janë të humbura, pasi sipas tij s’ka projekte madhore e as rritje kapitale.

Në fund, ai shkruan që Kosova meriton një qeverisje shumë më të mirë.

Shkrimi i plotë:

Ja me çfarë mburren përplot delir popullist:

– Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!

– Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.

– Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion.

Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht.

Kosova mundet më mirë!

Kosova meriton shumë më mirë!

Vizat, targat, njohja e pasaportës nga Spanja – Kurti: Rezultate të një pune të gjatë