Një ngjarje interesante ka ndodhur para pak minutave në ndeshjen mes Cesena dhe Olibia në Serie C.
Babai i sulmuesit shqiptar, Cristian Shpendi është futur në fushë dhe ka goditur portierin kundërshtar.
Gjithçka erdhi për shkak të dëmtimit që pësoi Christian Shpendi, pjesë e Cesenas.
Sulmuesi i Kombëtares së moshave u aktivizua në minutën e 58’ dhe u zëvendësua në minutën e 85’ nga Ogunseye, pas dëmtimit të pësuar. Ishte portieri Rinaldi që luan për Olbian, ai që ndikoi.
Skandal në Itali, babai i sulmuesit shqiptar (Cristian Shpendi) godet me grusht në fytyrë portierin kundërshtar ??? pic.twitter.com/hGpkN0uWue
— LIG Sport (@lig_sport) January 7, 2024


