Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se me arrestimin e fundit të ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, u dëshmua që qytetarët nuk duhet të lëvizin përmes territorit serb.
Shala në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Beogradi tashmë ka aktivizuar elementet e saj intelegjente në pikat kufitare.
“Veprimet të autoriteteve fashiste serbe edhe ni herë e dëshmuan që qytetarët e Reublikes së Kosovës nuk do të duhej të lëvizin për në boten përëndimore përmes territorit serb”, tha Shala.
“Beogradi zyrtar përmes policisë së saj ka aktivizuar elementet e saja intelegjente në pikat kufitare në drejtim të qytetarëve kosovar që e kaluara e tyre ndërlidhet me luftën nacionale çlirimtare”, shtoi ai.
Shala thotë se qytetarët e Kosovës duhet ta shmangin Serbinë, sepse qëllimi i tyre është nxitja e një konflikti me përmasa rajonale.
“Ky veprim e forcon qëndrimin që klasa politike e viteve te 90-ta të politikes Milloshoviqiane do të përdorin veprime parapolitike në krijimin e narativës që bota serbe është e rrezikuar nga ekspanzioni i politikave ndërkomtare që e mbështesin shtetin e RKS ne raport me Serbnë”, thotë Shala.
“Gjatë javëve dhe muajve në vijim kosovarët që do të lëvizin në vendet evropiane ta shmangin Serbinë sepse qëllimi strategjik i saj është nxitja e një konflikti ndër etnik me përmasa rajonale, ku si shkas do të përdoret sendimenti nacional kosovar ( UÇK ) për të nxitur turma të qytetarve në veprim sikur brenda territorit të Kosovës gjithashtu në territorin e Malit te Zi , Kosovëss Lindore dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Shala.
“Organet e sigurisë në Kosovë i ka paraparë të gjithë skenarët e mundshëm që Serbia mund t’i zbatojë në teren, kështu veprimet do të jenë komform normativës së aplikuar në RKS”, shtoi ai.
Ndërsa koloneli në pension, Afrim Veseli thotë se arrestimi i Dakajt nga Serbia vjen me një sinjal tejet të qartë.
Veseli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Serbia do të vazhdojë përndjekjen deri tek ushtari i fundit i UÇK-së.
“Arrestimi i fundit i veteranit të UÇK-së, Hasan Dakaj, është një sinjal i qartë se pavarësisht rrethanave me targa, ajo do të vazhdojë të përndjekë deri tek ushtari i fundit i UÇK-së”, tha Veseli.
“Andaj ky rast tregon se Serbia ka listat e të gjithë veteranëve nëpër vend kalimet kufitare dhe secili veteran që kalon mund të arrestohet”, shtoi ai.
Ai shtoi se veteranët nuk duhet të udhëtojnë nga Serbia, teksa shton se duhet të bëhet kujdes maksimal.
“Pra, veteranët nuk duhet të udhëtojnë nëpër territorin e Serbisë. Mendojë se kjo situatë do të zgjasë shumë dhe kujdesi duhet të jetë maksimal”, tha Veseli për GazetaBlic.
Ndryshe, avokati Xhevdet Smakiqi ka dhënë detaje në lidhje me ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili u arrestua nga Serbia të premten, duke thënë se ai është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska.
Ai theksoi se të martën pritet një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Serbisë lidhur me masën e paraburgimit.
“Informatat e fundit per rastin e arrestimit te Hasan Dakaj qe i kam marre janë se tashmë z. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd n rrugën Baçvanska”, shkroi Smakiqi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ish-pjesëtari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar”.
/GazetaBlic/
Avokati i ish-ushtarit të UÇK’së që u arrestua në Merdare zbulon burgun ku po mbahet klienti i tij


