Lajme

Ekspertët amerikan: “Të rinjtë nuk do të kthehen”, “Ka presion për heqje të sanksioneve”, “Të rregullohen raportet me SHBA-në”

01/07/2024 15:59
nga:Genita C

Eksperti amerikan, David Philips ka thënë se kryeministri Kurti ka helmuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaBlic.

Ai shtoi se duhet që të bëhet e pamunduar që raportet Kosovë-ShBA të rikthehen në normalitet.

“Qeveria e Kosovës nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Albin Kurti ka injoruar këshillat e zyrtarëve amerikanë dhe ka helmuar marrëdhëniet dypalëshe me mendjemadhësinë e tij.Është koha që marrëdhëniet SHBA-Kosovë të kthehen në rrugën e duhur”, tha Philips.

Edhe eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir thotë se kryeministri Kurti duhet të bashkëpunojë më shumë me BE-në e SHBA-në.

“Kryeministri Kurti erdhi në pushtet me qëllimet më të mira dhe gjithmonë është përpjekur që të marrë vendimin e duhur për të mbrojtur interesat kombëtare të Kosovës, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Sidoqoftë, do të kisha dashur ta shihja Kurtin duke bashkëpunuar më plotësisht me BE-në për të rritur statusin e Kosovës brenda organizatës, duke e ditur fare mirë se BE-ja dhe SHBA-ja e mbështesin Kosovën në mënyra të ndryshme”, tha ai.

Ben Meir thotë se Kurti duhet të fokusohet në krijimin e mundësive të punës, pasi sipas tij, shumë të rinjë nuk do të kthehen më.

“Gjatë vitit të mbetur të mandatit të tij, Kurti tani duhet të fokusohet në përmirësimin e ekonomisë dhe sigurisht në eliminimin e korrupsionit. Por në veçanti, ai duhet të fokusohet në krijimin e mundësive të punës sepse është kritike që ai të ndalojë migrimin e të rinjve kosovarë, i cili krijon ikjen e trurit në vend, veçanërisht tani që kosovarët mund të shkojnë në Evropë pa viza pasi shumë prej tyre nuk do të kthehen. . Ai mund të bëjë shumë gjatë këtij viti dhe duhet të fokusohet në këtë, dhe të mos humbasë kohë duke reaguar ndaj asaj që thotë Vuçiq”, shtoi ai.

Ndërsa ish-zëdhënsi i NATO-s, Jamie Shea thekson se thotë se muajve të fundit qasja e Kurtit ndaj ndërkombëtarëve kishte ndryshuar dhe ka një presion të dobishëm mbi BE-në për të hequr sanksionet e saj kundër Prishtinës dhe për t’iu nënshtruar trajtimit të Serbisë dhe Kosovës.

“Për fat të mirë në muajt e fundit përshtypja ime është se Kurti i ka dëgjuar këshillat e miqve të Kosovës dhe ka kontaktuar më shumë me serbët etnikë në komunat veriore. Çështja e regjistrimit të targave ka ecur shumë më mirë. Edhe Beogradi ka ndihmuar këtu. Kurti ka ofruar rimbajtjen e zgjedhjeve komunale dhe ka bërë që KFOR-i të përfshihet më shumë në sigurinë në kufirin verior, për mendimin tim, i vonuar. Tani ka një presion të dobishëm mbi BE-në për të hequr sanksionet e saj kundër Prishtinës dhe për t’iu nënshtruar trajtimit të Serbisë dhe Kosovës”, thotë Shea. /GazetaBlic/