Sporti

Gabriel Jesus humbet ndeshjen me Liverpoolin

01/07/2024 16:08
nga:Lorik J

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus do të humbasë ndeshjen e Kupës FA kundër Liverpoolit, pasi ka një dëmtim të lehtë në gju.

Problemi besohet të jetë i vogël. Jesus, i cili ka bërë 21 paraqitje në këtë sezon, humbi fillimin e sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes me Liverpoolin, Arsenali do të përballet me Crystal Palace më 20 janar, ndërsa 10 ditë më pas, Topçinjtë vizitojnë Nottingham Forest.

Takimi i sotëm i FA Cup zhvillohet nga ora 17:30.

/GazetaBlic Sport