Sporti

Broja: Shpresoj të mos ndalëm më

01/07/2024 09:37
nga:E K

Goli ndaj Prestonit, përveçse i bukur, ka një rëndësi të madhe për aspektin psikologjik të Armando Brojës.

Problemet fizike, kritikat dhe presioni u lanë pas në 2023. Vit i ri, fillim i ri. Edhe pse presioni e shoqëron gjithmonë një futbollist.

Sulmuesi e kishte të nevojshme të çlirohej, teksa tifozët shqiptarë shpresojnë që të shijojnë të tjerë gola në vazhdim nga Broja.

Me shpresën dhe besimin se do të jenë të shumtë. Me Chelsean, por sidomos me kombëtaren kuqezi.

“Momente që të lumturojnë dhe të sjellin buzëqeshje në fytyrë. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija.

Të gjithë presin të shënosh në çdo ndeshje, presion i madh. Nuk është e lehtë të mos shënosh…

Tentoj t’i lë pas ditët e këqija, mundohem të shikoj përpara për ato të mirat. Dhe sonte ishte një mbrëmje e tillë.

Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Shpresoj të shënoj të tjerë gola“, u shpreh 22-vjeçari nga Malësia e Madhe.