Sporti

Barça e sheh Rahinhën si “shpëtim” nga kriza ekonomike

01/07/2024 09:07
nga:E K

Barcelona po kalon një moment të vështirë nga ana financiare dhe në merkaton e janarit do duhet të lejojë largime të disa emrave deri diku të rëndësishëm që të rimëkëmbet.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, i pari që mund të largohet është Raphinha, i cili shihet si shpëtimi i katalanasve.

Braziliani kërkohet nga klube të Arabisë Saudite po ashtu edhe nga Newcastle në Angli, të gjithë me mundësitë për të paguar shuma të majme.

Për këtë arsye largimin e Rahinhas-s, Barça e sheh si një nga mundësitë më të mira për të mbushur arkën dhe për të kaluar krizën ekonomike që po përjeton.