Sporti

Sevilla merr në huazim mesfushorin e talentuar të Interit

01/07/2024 08:26
nga:E K

Sevilla bën Pazar te Interi, Klubi andaluzian ka arritur marrëveshjen për të marrë në huazim mesfushorin francez të zikaltërve, Lucien Agoume.

Ky i fundit nuk bënte pjesë në planet e Inzaghit dhe mbërriti në Spanjë këtë të shtunë, ku kreu edhe vizitat mjekësore.

Marrëveshja parashikon të drejtën e blerjes nga ana e Sevillas për shifrën e 8 milionë eurove, nëse francezi Agoume do të arrijë të bindë klubin spanjoll.

Nga ana tjetër Interi nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Agoume, të cilin ka disa sezone që e pret dhe për këtë arsye ka ruajtur të drejtën e riblerjes në të ardhmen për shifrën e 16 milionë eurove.