Sporti

Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë, Vedat Muriqi me reagim epik

01/06/2024 18:13
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi para disa muajsh ishte ankuar në mediat e huaja se vendi ku ai luan, Spanja nuk njeh pasaportën e vendlindjes së tij dhe kjo i paraqet problem të madh.

Mirëpo sot është bërë e ditur se kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në shtetin e Spanjës.

Dhe kjo sigurisht që i bën mirë sulmuesit kosovar, i cili e ka pasur problem të pajiset me leje qëndrim në Mallorca.

“Si mund të mos të dua, Spanjë?”, ka postuar Muriqi në ‘Twitter’.