Lajme

Tahiri: Këtë vit të rritet paga minimale në 450 euro, të rriten pagat e administratës, të ulet çmimi i rrymës

01/06/2024 17:41
nga:Sh R

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka listuar 5 prioritete që duhet të trajtohen me urgjencë përgjatë vitit 2024. Ai ka vendosur në listë arsimin, rritjen e pagave në administratën shtetërore, uljen e çmimit të energjisë elektrike, rritjen e pagës minimale në 450 euro dhe mbështetjen për sektorin privat.

Tahiri ka thënë se këto tema s’duhet të harrohen dhe të mbeten në vitin 2023 duke thënë se duhet trajtim urgjent i tyre, në të kundërtën Qeveria Kurti mbetet institucioni ku mund të gjesh koleksion gënjeshtrash.

Postimi i plotë: