Sporti

Zhegrova i jashtëzakonshëm, regjistron ‘Hat-trick’ dhe dy asistime pas pjesës së parë në Kupën e Francës

01/06/2024 16:25
nga:Mergim Rreci

Edon Zhegrova ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë pjesës së parë mes Lille dhe Golden Lion në Kupën e Francës.

Sulmuesi kosovar ka realizuar tre gola dhe ka bërë dy asistime, në takimin ku rezultati pas 45 minutave të parë është 7 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Zhegrova shënoi golin e tretë të pestin dhe të gjashtin e skuadrës së Lille, kurse asistoi tek dy golat e parë.

/GazetaBlic Sport/