Sporti

“Askush të mos dyshojë në fjalën time”, Bayern “fut në sherr” Postecoglou me gazetarët

01/06/2024 11:14
nga:E K

Tottenham ia doli të kualifikohej për në raundin e 1/16-tave në FA Cup falë fitores 1-0 ndaj Burnley. Heroi i Spurs-ave ishte Pedro Porro që realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca në minutën e 78. Pas ndeshjes, trajneri Ange Postecoglou komplimentoi të tijtë për paraqitjen ndërsa nuk mungoi edhe nervozizmi në lidhje me një pyetje për të ardhmen e Erik Dier që duket të jetë pranë një transferimi te Bayern Munich.

Tekniku i Tottenham theksoi se Dier mungoi për arsye dëmtimi dhe se lënia e tij jashtë skuadre për ndeshjen me Burnley nuk kishte të bënte me merkaton.

“Dier është i dëmtuar dhe nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit. Nuk ka të bëjë merkato, ju lutem askush të mos e vendosë në dyshim integritetin tim. Nëse deklaroj që Dier është i dëmtuar atëherë kjo është e vërteta e vetme. Mund ta pyesni Dier nëse nuk besoni, mungesa e tij ka të bëjë vetëm me dëmtimin dhe jo me merkaton.

As nuk e kam idenë që ai kërkohet nga Bayern Munich dhe nuk më intereson. Dier është i dëmtuar dhe unë nuk po e sajoj këtë. Nuk do e kisha problem të flisja nëse do të kishte diçka tjetër, nuk di për interesimin nga Bayern, të paktën në 24-orët e fundit. Kam qenë i përqëndruar te ndeshja me Burnleyn”, u shpreh Postecoglou.