Lajme

Këta janë dy mërgimtarët që humbën jetën në një aksident në Hungari

01/06/2024 09:50
nga:Genita C

Të premtën  dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari.

Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion, ku humbën jetën Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi.

Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave./Indeksonline/