Marrja e vendimit për të lënë duhanin mund të bëhet shumë më e lehtë kur gjeni aktivitete të tjera për të mbushur kohën që dikur ka zënë duhani.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, një strategji efektive për të ndihmuar në largimin e zakoneve të pashëndetshme si pirja e duhanit është zëvendësimi i tyre me rutina të reja të shëndetshme, shkruan Healthline.
Hulumtimet kanë treguar se çelësi për të ndryshuar një zakon mund të qëndrojë në zgjedhjen e mençur të mjedisit tuaj.
Ndryshoni mjedisin tuaj
Sipas studimeve të kryera nga profesoresha e psikologjisë në Universitetin Duke, Wendy Wood, shenjat mjedisore luajnë një rol të madh në kontrollin e sjelljes sonë. Studimet e Wood tregojnë se kur njerëzit kanë një zakon që lidhet me një vend të caktuar, ata kanë një tendencë për të përsëritur veprimet e tyre edhe kur nuk duan, por janë në atë mjedis.
Kur angazhoheni për ta lënë duhanin, ndërmerrni hapa për të shmangur kalimin e kohës në ato vende. Zgjidhni të shkoni diku tjetër, si në palestër, për të bërë disa ushtrime.
Gjeni një shpërblim të ri
Guru i zakoneve, Charles Duhigg, autor i “Fuqia e zakonit”, sugjeron se zakonet përbëhen nga tri elemente:
-një sinjal që nxit zakonin,
-një sekuencë rutinë veprimesh të zakonshme,
-një shpërblim që ju merrni për të kaluar nëpër rutinë.
Për të ndryshuar zakonin tuaj të pirjes së duhanit, mund t’ju duhet të ndryshoni sinjalet duke kuptuar se çfarë e shkakton rutinën tuaj të pirjes së duhanit.
Aktivitete dhe rutinë të reja
Pirja e duhanit është një zakon i vështirë për t’u hequr për shumë arsye. Nikotina jo vetëm që shkakton varësi fizike, por duhanpirësit zakonisht pinë duhan disa herë në ditë. Kjo do të thotë që ju mund ta lidhni duhanin me shumë aktivitete dhe rutina të tjera që përbëjnë jetën tuaj të përditshme.
Pra bëni një ndryshim dhe filloni të hani drekë në kafene me miqtë. A ju pëlqen të pini një cigare përpara se të filloni të gatuani darkë për familjen tuaj? Në vend të kësaj, provoni të gjeni kohë për të biseduar me një të dashur ose për të luajtur me fëmijët tuaj.
Ndërtimi i zakoneve më të mira: Qëndroni të përkushtuar
Edhe nëse ndryshoni mjedisin dhe rutinat që lidhen me pirjen e duhanit, mund t’ju duhet të përballeni me simptomat e tërheqjes nga nikotina. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se këto simptoma janë të përkohshme.