Sporti

PSG kërkon mesfushorin e Newcastle, Eddie Howe: Do ta mbajmë sa të jetë e mundur

01/06/2024 08:23
nga:E K

Duke folur në një konferencë për shtypin në prag të ndeshjes së FA Cup kundër Sunderlandit, Eddie Howe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm edhe për çështjet e transfertave. Mbi zërat që lidhin Bruno Guimaraes me Paris Saint-Germain, trajneri i Newcastle deklaroi si më poshtë:

“Kur flet për lojtarët më të mirë, dëshiron t’i mbash për aq kohë sa të jetë e mundur, kështu që ky është pa dyshim qëllimi ynë.”

Bruno Guimaraes, 26 vjeç, iu bashkua Newcastle në janar 2022. “Magpies” e blenë nga Lyon për 42 milionë euro. Mesfushori brazilian është i lidhur me klubin deri në vitin 2028, por ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë stërlinash në kontratën e tij. Nga fillimi i sezonit ai numëron 28 paraqitje, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 3 asistime.