Sporti

Trajner që nga viti 2012 tek Atletico Madrid, kjo është statistika e pabesueshme e Simeone në krye të skuadrës spanjolle

01/05/2024 21:44
nga:Mergim Rreci

Që nga viti 2012, Diego Simeone është trajner i Atletico Madridit.

Nën drejtimin e tij, ky klub ka humbur vetëm 20 ndeshje në stadiumin e tyre në La Liga që nga viti 2012, transmeton GazetaBlic Sport.

Nga ato 20 humbje, 12 ishin kundër Real Madridit (5) dhe Barcelonës (7), gjë që rezulton të jetë një statistikë e pabesueshme në aspektin pozitiv.

Atletico Madrid e ka fituar titullin në dy raste nën drejtimin e tij, fillimisht në vitin 2014 dhe pastaj në vitin 2021.

/GazetaBlic Sport/