Sporti

Brazili shkarkon edhe trajnerin e përkohshëm, pritet ardhja e një emri të ri

01/05/2024 21:13
nga:Mergim Rreci

Ednaldo Rodrigues, president i Konfederatës Braziliane të Futbollit, shkarkoi Fernando Diniz nga posti i trajnerit brazilian, të cilin e kishte mbajtur, në mënyrë të përkohshme, që kur Tite e la në fund të vitit 2022.

Vendimi është marrë nga kryetari i CBF-së, një ditë pasi është riemëruar në detyrë me vendim të Gjykatës Supreme Federale (STF), përcjell GazetaBlic Sport.

Presidenti ishte shkarkuar nga detyra në dhjetor, por ky vendim është anuluar tani nga Gjykata e Lartë Federale

Plani i Ednaldo Rodrigues ishte që të kishte Fernando Diniz trajner deri në ardhjen e Carlo Ancelottit, por rinovimi i italianit nga Real Madridi anuloi të gjitha mundësitë që ky skenar të realizohej.

/GazetaBlic Sport/