Sporti

Tuchel do të largohet në fund të sezonit, mësohet emri i trajnerit të ri të Bayern Munich

01/05/2024 20:02
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich po përgatit sërish një ndryshim në stolin e trajnerit. Thomas Tuchel do ta përfundojë sezonin aktual me klubin më të madh gjerman dhe më pas do të largohet nga klubi.

Sipas informacioneve të fundit, Xabi Alonso do të jetë trajner i ri i skuadrës së Bayern Munich, përcjell GazetaBlic Sport.

Eksperti spanjoll 42-vjeçar ka shkëlqyer në stolin e Bayer Leverlusen, duke kryesuar renditjen tabelare në Bundesliga.

Spanjolli ishte i lidhur edhe me pankinën e Real Madridit. Ai u përfol si zëvendësues i Carlo Ancelottit, por presidenti i ‘Mbretërve’, Florentino Perez, vendosi ta mbajë italianin me përvojë edhe për dy sezone e gjysmë.

Në fund, kjo i hapi edhe më shumë rrugën Alonso-s drejt Bayernit. Atje, ai ka të ngjarë të zëvendësojë Thomas Tuchel, i cili mbërriti në klub në mars të vitit të kaluar, kur ai pasoi Julian Nagelsmann.

/GazetaBlic Sport/