Lajme

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi: Ajri sot s’është i shëndetshëm

01/05/2024 19:42
nga:Sh R

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.

Në thirrjen e tyre thuhet se ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike.

“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së në Facebook.